Rama paralajmëron qytetarët: Inspektorët e kryeqytetit do t’i gjobisin qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave të fëmijëve

I pari i kryeqytetit ka njoftuar se Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po punon intensivisht në krijimin e hapësirave rekreative dhe se dëmtimi i tyre nga qytetarët e pandërgjegjshëm do të pasoj me gjoba

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po punon intensivisht në krijimin e hapësirave rekreative dhe në mirëmbajtjen e këndeve të lojërave për fëmijët e kryeqytet.

Rama tha se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dëmtojnë hapësirat rekreative e këndet e lojërave të fëmijëve. Sipas të parit të kryeqytetit, në rast se ato dëmtohen, do të pasojnë edhe gjobat nga ana e inspektoratit.

“Ju lutem qytetarë, keni kujdes, mos i dëmtoni hapësirat rekreative sepse inspektorët e kryeqytetit do të gjobisin qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave, të dedikuara për të çmueshmit tanë, fëmijët”, ka njoftuar Rama në rrjetin e tij social Facebook.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika