Rama për sulmin në Gramsh: Qesharake rëndësia që iu dha; na intereson vetëm qëllimi i tyre

Edi Rama ka komentuar sulmin e qytetarëve rusë dhe ukrainas në uzinën e Gramshit ndaj dy ushtarëve shqiptarë, duke thënë se është për të qarë dhe për të qeshur e gjithë rëndësia që i është dhënë kësaj çështjeje dhe mënyrës sesi është trajtuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri  Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë gjatë ditës së premte me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ka komentuar sulmin e qytetarëve rusë (2) dhe ukrainas (1) në uzinën e Gramshit.

Ai ka thënë se është për të qarë dhe për të qeshur e gjithë rëndësia që i është dhënë kësaj çështjeje dhe mënyrë sesi është trajtuar.

Sipas Ramës, ajo uzinë nuk është objekt i rëndësisë së veçantë, është thjesht një mbetje e komunizmit, e cila është e deklasifikuar si objekt në vitin 2012.

“Mjegulla e ngritur mbi objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, as fabrika që prodhojnë armë. Janë karakatina të deklasifikuara si objekte në vitin 2012. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar ato mbetje të komunizmit është shumë qesharake”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se ajo çfarë të shqetëson është qëllimi i vërtetë i këtyre personave në Shqipëri.

“Na shqetëson fakti se çfarë qëllimesh të vërteta kanë pasur këta persona në vendin tonë. Të gjejmë arsyen e vërtetë dhe për këtë po punon grupi hetimor”, ka deklaruar Rama.

Rama ka shtuar se “të flasësh për cenim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa persona të dyshimtë është e drejtë po se u shfaqën duke fotografuar ca mbeturina të komunizmit është qesharake. Por se çfarë fshihet pas kësaj, që u bë e madhe me ndihmën tuaj, do të zbulohet nga hetimet”.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Gjykata e Elbasanit lë në paraburgim dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika