Rama prezanton projektet në “Konferencën e dytë për investitorë”: Synohen zhvillime të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shumë investitorë të interesuar për projekte të mëdha në kryeqytet janë angazhuar në një proces transparent dhe premton se këto projekte do të sjellin përfitime për qytetarët pa prekur buxhetin e komunës

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se një numër i madh i investitorëve janë interesuar të investojnë në kryeqytet.

Në prezantimin e programit të Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”, Rama ka thënë se investitorët janë serioz.

Kreu i Prishtinës ka deklaruar se nga këto projekte do të përfitojnë të gjithë qytetarët, teksa u shpreh se nga investime nuk do të preket asnjë cent i komunës.

“Një numër i madh i investitorëve kanë shprehë interes serioz për të investuar në Kryeqytet. Të gjitha këto investime janë transformuese që kanë shkuar në proces transparent, kemi pas një numër të madh të bizneseve që janë interesuar si dhe ju kemi përgjigjur te gjitha kërkesave te investitorëve, projektet kryesore janë te ndërlidhura me kryeqytetin”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

“E kemi projektin e ‘Rrethit të Flamurit’, projekti tjetër është Stacioni i Autobusëve, për një stacion të ri. Parku i ri i cili e ndërlidhë lagjen Dardania me Kalabrinë dhe kjo do t’i ndërlidhe 90 mijë qytetarë për kalim dhe është projekt madhor. Tregu i Vjetër dhe projekti është serioz dhe lidhet me parkingun nëntokësorë dhe të gjitha këto projekte janë të avancuara nga arkitekt serioz dhe në aspektin financiar i kanë fondet e sigurta. Janë projekte që përputhen me standardet më të larta të qëndrueshmërisë. Të gjitha këto përfitime të qytetareve do të bëhen pa e përdorur asnjë cent të komunës”, ka theksuar tutje Rama.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika