Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, u ka uruar të gjithëve Krishtlindjet.

Rama thotë se këto ditë le të na kujtojnë vlerat njerëzore si dashurinë, paqen, mirësinë dhe respektin për njëri-tjertin, njofton Dukagjini.

“Këto ditë drite e shprese le të na kujtojnë vlerat më të bukura njerëzore: dashurinë, paqen, mirësinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, ku besime të ndryshme jetojnë në harmoni, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe në dashurinë për atdheun”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama uron që Krishtlindjet të sjellin paqe në çdo familje.

“Le ta ruajmë dhe forcojmë këtë trashëgimi të çmuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti. Uroj që Krishtlindjet të sjellin paqe në çdo familje, shëndet, begati dhe më shumë dashuri mes nesh, pa dallim feje apo bindjeje. Gëzuar Krishtlindjet dhe qofshi gjithmonë të bashkuar në paqe e vëllazëri!”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika