Rama: Vendin e Kosovës në ‘Open Balkan’ nuk e zë askush, por është sovrane dhe vendos vetë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për t’u mos u përfshirë në “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga samiti rajonal i “Open Balkan”, ka thënë se vendi i Kosovës në tryezën e bisedimeve është i hapur, por ai e respekton çdo vendim të vendit sovran.

Sipas tij, nëse dëshira e udhëheqësve të Kosovës është të jenë jashtë nismës, atëherë është zgjedhja e tyre.

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet, për vendin e vet. Vendi për Kosovën për tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot, nëse nuk e mbush vetë Kosova. Nuk dua të them asgjë më shumë, pasi çka kam pasur për të thënë iu kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh, e respektoj”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Të thuash që ‘Open Balkan’ është iniciativë e Rusisë, është si të thuash se Bashkimi Evropian është Jugosllavia e re”, përfundoi Rama.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij në samit, Rama ka thënë se sa më shumë që të ketë përafrime, aq më shumë do të rriten shanset për paqe midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Besoj se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhen konfliktet e të bëhen paqe mes Serbisë e Kosovës. S’kam pajtim me Vuçiqin për Kosovën. Zgjidhja është e thjeshtë. Ose mosdakordësia kthehet në konflikt permanent në të gjitha boshllëqet që mbesin në ekonominë tonë, në sigurinë tonë, ose e kundërta”, është shprehur Rama.

Ai ka theksuar se do të flasin hapur dhe do ta ruajnë e fuqizojnë “këtë karakteristikë të këtij rajoni”, pa pasur frikë se nga e folura e hapur mund të ketë më shumë probleme sesa arsye për t’u bashkuar.

Po ashtu, Rama ka potencuar se derisa ky është samiti i parë i Ballkanit të Hapur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas tij, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hpaur një domosdoshmëri edhe më të madhe se që ishte përpara.

“S’kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë. S’kemi pritur luftën në Ukrainë për të mësuar se mes Serbisë e Rusisë ka një histori. As për t’u informuar se mes Serbisë e Kosovës ka konflikt të pazgjidhur. Por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja dhe të kthimit të syve drejt të ardhmes, kemi zgjedhur të dytën. Sot jemi këtu, pikërisht, sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes, pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura, por të bindur se problemet e pazgjidhura mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi, vetëm nëse ne kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur”: Sa më shumë të afrohemi, aq më shumë ka shanse për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika