Rama vizitë zyrtare në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me rastin e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës nga Aeroporti dhe realizimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore. Në disa raste, trafiku do të riorientohet në rrugë alternative.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë kohës së vizitës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika