Rama viziton Thaçin në qendrën e paraburgimit në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të martën e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shkuar për vizitë tek ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Hagës nën akuzat për krime të luftës.

Rama e ka postuar një video në rrjetin social Facebook, derisa shihet duke hyrë në hapësirat e objektit ku edhe pritet të takohet me Thaçin.

Në videon e postuar nuk u dhanë më shumë detaje.

Para vizitës së kryeministrit Rama, të njëjtën ditë, u mbajt një seancë ku  ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja të prokurorisë speciale.

Ndonëse Thaçi ka pohuar se e ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill 2022, ai ka deklaruar se aktakuzën e re nuk e ka kuptuar për shkak të redaktimeve të shumta.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se nuk kam pasur mundësi t’i lexoj ato, sepse janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi kur është pyetur se a i ka kuptuar se çfarë duan të thonë akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar.

“Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika