Raportet e kryeministrave pas lojës kukafshehtas të Ramës dhe Kurtit

Gjest fëmijëror është vlerësuar veprimi i Edi Ramës i cili me duar ia mbylli sytë Albin Kurtit në Berlin. Analistë nga Kosova e Shqipëria vlerësojnë se marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë mbesin të ftohta dhe situatata të tillë nuk tregojnë për rregullim raportesh.

Kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama





Në pamje të parë ngjan në një lojë fëmijësh, që zakonisht nuk ndodhë në vende të tilla.

Por të premten këtë situatë e krijoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke ia mbyllur sytë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Kongresin e Socialistëve e Demokratëve Europianë në Berlin.

Përqafimi mes të dyve, që erdhi pasi u kuptua se kush fshihet pas krahëve të Kurtit, nuk është bindës për ndreqje raporshtesh mes kryeministrave shqiptarë.

Të paktën këtë vlerësim e ka analisti nga Shqipëria, Ben Andoni që thotë se tendenca e të Kurtit dhe Ramës për dominim, ka krijuar ngërq në raportin e tyre.

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni ka thënë se  “Të dy duan të jenë protagonistë dhe ky lloj protagonizmi i lodhshëm mes tyre në një farë mënyre po dëmton edhe këtë mardhënien e ngrohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë rrafsh, në rrafshin e liderëve të shteteve. Besoj që do të duhet shumë punë, besoj që asnjëherë Zoti Kurti me Zotin Rama nuk do ta kenë atë mardhënien që pretendojnë se e kanë”.

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni

Nga ana tjetër gjestin e Ramës e ka konsideruar fëmijëror analistja Shqipe Pantina, veçse sipas saj marrëdhënia e ftoftë mes kryeministrave nuk ka ndikuar në bashkpunimin mes dy shteteve.

Sipas saj pas “Ballkanit të Hapur” qasja e Ramës ndaj Vuçiqit është arsyeja kryesore për raportet jo të mira personale.

Analistja, Shqipe Pantina ka thënë se  “Unë mendoj se kjo është aresyeja kryesore, pse raportet personale mes dy kryeministrave në gjuhën më të butë të themi janë të ftohta. Përderisa kjo në qeverisjen e brendshme nuk ka ndikuar, sic thash janë një varg marrëveshjes që janë nënshrkuar, në mardhëniet ndërkombëtare sit ë Kosovës dhe të Shqipërisë kjo është vërejtur.”

Analistja Shqipe Pantina

Por lojën kukafshehti të Ramës, pak më thelllë e ka analizuar bashkëpartiaku i Kurtit, Armend Muja.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se “Unë do të doja që politikanët shqiptarë të ja hapin sytë njëri-tjetrit pak më shumë, shumë është me rëndësi, po kalojmë ndoshta momentet më vendimtare gjeo politike”.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja

Të pyetur disa herë nga gazetarët kryeministrat Kurti dhe Rama kanë mohuar të kenë hatërmbetje me njëri-tjetrin, megjithëse kanë pohuar se nuk pajtohen për çështje të caktuara.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika