Raporti 24-orësh: Tre persona të arrestuar në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Shtërpcë në dy raste të ndara, për kanosje dhe sulm

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar tre persona në Shtërpcë në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale” Sulm” dhe “Kanosje”.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se është arrestuar një person në Biti të Ulët, nën dyshimin se përmes mesazheve ka kanosur një grua me të cilën ka bashkëjetuar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull serb nën dyshimin se përmes SMS-ve ka kanosur viktimën femër serbe me të cilën ka bashkëjetuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Po në këtë ditë, rreth orës 23:30, Policia ka bërë të ditur se ka pranuar informata për një sulm në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë arrestuar të dyshuarit, të cilët pas një konflikti në parking janë përleshur fizikisht mes vete.

Të dyshuar serbë kosovarë janë arrestuar për arsye se pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë rrahur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika