Raporti 24-orësh: Tre persona të arrestuar në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Shtërpcë në dy raste të ndara, për kanosje dhe sulm

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar tre persona në Shtërpcë në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale” Sulm” dhe “Kanosje”.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se është arrestuar një person në Biti të Ulët, nën dyshimin se përmes mesazheve ka kanosur një grua me të cilën ka bashkëjetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb nën dyshimin se përmes SMS-ve ka kanosur viktimën femër serbe me të cilën ka bashkëjetuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Po në këtë ditë, rreth orës 23:30, Policia ka bërë të ditur se ka pranuar informata për një sulm në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë arrestuar të dyshuarit, të cilët pas një konflikti në parking janë përleshur fizikisht mes vete.

“Të dyshuar serbë kosovarë janë arrestuar për arsye se pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë rrahur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika