Raporti i Marty-it, Rama kërkon mbështetje për rezolutën e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka firmosur letrën drejtuar shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, kundër akuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo, në Kosovë nuk janë optisimist se do të marrë një përkrahje nga këto shtete

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Pas fjalimit të 12 tetorit, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryeminsitri i  Shqipërisë, Edi Rama u ka nisur një letër të gjithë liderëvë të shteteve anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare.

Përmes saj, udhëheqësi i qeverisë në Trianë, ju ka bërë thirrje liderëve të vendeve anëtare të BE-së, që të përkrahin rezolutën e Shqipërisë, me anë të së cilës potencohet fakti se asnjë provë nuk është gjetur, për ato që pretendon Dick Marty.

Rama ka përmendur edhe librën e Carla Delpontes, ndërsa edhe hetimet e sajë i ka cilësuar si jobindëse.

“Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar”, ka thënë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Pavarësisht përmbajtjes së kësaj rezolute të Shqipërisë, në Kosovë juristët nuk janë fortë optimist se ajo do të mund të kaloj në Këshillin e Evropës.

“Është konstatuar se trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë, nuk ka pasur në territorin e Shqipërisë, konsideroj se ka interes legjitim që ky raport të ndryshojë sepse nuk është i vertetë dhe pavertetësia e tij është konstatuar me raportet e hetimit të Williamson. Dhe nuk mendoj që kjo rezolutë të ketë një mbështetje nga evropianët”, ka thënë avokati Artan Qerkini.

E ngjashëm mendon edhe Profesori Universitar, Arben Fetoshi, i cili ka thënë se Shqipëria e ka sfiduar seriozisht Këshillin e Evropës me anë të kësaj rezolute.

“Rezultati pozitiv i kësaj resolute, do të delegjitimonte në tëresi dhe gjithë këtë padrejtësi që po i bëhët Kosovës. Dhe do të vinte në pikëpyetje angazhimin e Evropës në emër të drejtësisë, në raport me luftën e UÇK-së. Dhe pavarsisht mos miratimit të saj, Këshilli i Evropës është sfiduar seriozisht në këtë drejtim”, është shprehur Fetoshi.

Në janar të vitit 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar rezolutën 1782, me titull, “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Raporti, i hartuar nga Dick Marty, një politikan zviceran dhe një ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2010, u shndërrua në arsyen për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika