Raporti i OBSh-së: HIV vijon të përhapet, 1.3 milionë raste të reja në vitin 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka rikujtuar se HIV/AIDS mbetet një ndër sfidat më të mëdha për shëndetin publik globalisht, pavarësisht përparimeve të mëdha në diagnostikim dhe trajtim.

Të dhënat e fundit të publikuara për vitin 2024 tregojnë një përhapje të vazhdueshme të virusit në të gjitha kontinentet, me 1.3 milionë raste të reja të infeksionit të regjistruara gjatë vitit. Ndërkohë, rreth 630 mijë persona humbën jetën si pasojë e komplikimeve të lidhura me HIV-in.

Që nga fillimi i pandemisë së HIV/AIDS-it, rreth 44.1 milionë njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa aktualisht mbi 40.8 milionë individë jetojnë me virusin. Sipas OBSh-së, 65% e personave që jetojnë me HIV ndodhen në Rajonin Afrikan.

Raporti vë në dukje se 87% e të prekurve janë të informuar për statusin e tyre shëndetësor, dhe 77% e tyre janë duke marrë terapi antiretrovirale – trajtimi që ndihmon në menaxhimin afatgjatë të sëmundjes.

Ekspertët nënvizojnë se, edhe pse ende nuk ekziston një kurë përfundimtare për HIV-in, përmes masave efikase të parandalimit, diagnostikimit dhe kujdesit mjekësor, kjo sëmundje mund të trajtohet si një gjendje kronike. Kjo u mundëson personave të prekur të kenë një jetë të gjatë dhe me cilësi të mirë.

Synimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve shëndetësore mbetet eliminimi i epidemisë së HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika