Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas përhapjes së disa teorive konspirative në rrjetet sociale, që pretendonin se ai ishte vrarë nga një sulm iranian, raporton NDTV.
Në një video të postuar në rrjetin “X”, Netanyahu shihet duke pirë një kafe dhe duke ironizuar me pretendimet e rreme.
“Po vdes… për një kafe. E dini çfarë? Po ‘vdes’ për shumë njerëz. Mënyra se si po sillen është fantastike”, tha ai.
Në të njëjtën video, ai ngriti dy duart dhe i tregoi gishtat, duke ironizuar edhe një tjetër pretendim viral, sipas të cilit ai ka gjashtë gishta në njërën dorë.
Pamjet që qarkulluan në rrjet ishin krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale.
“A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni… ja ku i keni,” shtoi Netanyahu.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026