Rapotoi se në bodrumin e shtëpisë së tij gjeti substancë narkotike, Policia konfiskon mbi 61 gramë marihuanë

Një person ka raportuar se në bodrumin e shtëpisë së tij ka gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Policia, pasi ka dalur në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 61.31 gram marihuanë

Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij, në bodrum, ka gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, të enjten e 28 marsit në orën 22:30.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar marihuanën, e cila ka peshuar 61.31 gramë.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  / 28.03.2024 – 22:30. Një person mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij në bodrum, ka gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar Marihuanën e cila ka peshuar 61.31 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika