Rastet gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë, zvarriten deri në 10 vjet

Zvarritja e rasteve gjyqësore po konsiderohet shqetësuese nga njohësit e çështjeve juridike. Përveç zvarritjes së lëndëve është vënë theksi edhe te mungesa e dënimeve meritore për zyrtarët e profilit të lartë

Ilustrim

Rastet gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë janë të rralla, edhe atëherë kur ndodhin ato zvarriten me vite.

Njohës të fushës, thonë se edhe kur shqiptohen dënimet për ta, ato janë minimale dhe vetëm me gjobë apo me kusht.

Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Ekonomiaonline, se prokuroria ka dështuar të bëjë hetime të mirëfillta ndaj zyrtarëve të profilit të lartë, sidomos atyre politikë.

“Ende sistemi jonë i drejtësisë nuk po arrin që të shqiptojë dënimin me burgim efektiv kur janë në pyetje zyrtarë të lartë publikë, ende kemi shqiptime të dënimeve të njëjta sikur të ishin kundërvajtje. Kemi shqiptim të dënimeve për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, dënimi më kusht dhe me gjobë e cila nuk është adekuate dhe nuk e arrin qëllimin e dënimit për veprat penale për të cilën ndiqen këta persona”, ka thënë Zekaj.

Ylli Zekaj nga IKD
Ylli Zekaj nga IKD

Sipas Zekës, Gjykata Supreme ka një shkallë më të mirë të performancës, kjo për shkak të numrit më të vogël të rasteve që i trajton kjo gjykatë në krahasim me gjykatat e apelit dhe themelores.

“Gjykata Supreme ka një shkallë më të mirë të performancës për shkak ndoshta edhe të një numri më të vogël të rasteve me të cilat përballët kjo gjykatë. Kurse nëse e shikojmë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore, të njëjtat, ballafaqohen me një numër shumë të madh të lëndëve me procedura të tejzgjatura ku për realizimin e të drejtës në procedurën civile duhet që të shkojë deri në 10 vite”, ka thënë ai.

Edhe avokati Kushtrim Hodaj ka thënë se Gjykata Themelore, merr më shumë kohë për trajtimin e lëndëvë, dhe se sipas tij, nuk është efektive sa duhet. Hodaj ka theksuar se te një pjesë e gjyqtarëve ka mungesë profesionalizmi.

Kushtrim Hodaj, avokat

“Nëse në rast të Gjykatës Supreme kthehen rastet në rivendosje dhe tregon që gjykatat e mëparshme kanë vendosur gabimisht, atëherë tregohet që nuk ka shumë profesionalizëm aty. Nëse ato vendime miratohen nga Gjykata Supreme do të thotë që autoriteti përfundimtar i ka vlerësuar mirë. Mendoj që ka mungesë të profesionalizimit te një pjesë”, ka thënë ai.

Hodaj, ka vënë theksin edhe në rigjykimin e lëndëve, ku sipas tij, Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit duhet të vendosin vetë dhe të mos i kthejnë shpesh lëndët në rigjykim sepse kështu marrin kohë edhe më shumë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika