Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka vendosur t’u caktojë masën e paraburgimit prej një muaji prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Tutje bëhet e ditur se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën gjyqtarja e procedurës paraprake e ka vlerësuar si të bazuar, pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve në procedurë, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, një 5 vjeçar është dërguar në gjendje te rëndë shëndetësore, në qendrën e mjekësisë familjare në Lipjan.
Aty nuk u dërgua nga prindërit, por nga një familjar tjetër. Kjo për shkak se pikërisht prindërit janë te dyshuarit që e sollën fëmijën në atë gjendje.
Po ashtu, dje nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan përmes telefoni kanë konfirmuar për televizionin Dukagjini se tashmë kanë marrë nën përkujdesje edhe 6 fëmijët e tjerë dhe se të njëjtit ishin në dijeni për problemet shëndetësore të çiftit porse nuk dhanë asnjë detaj pse nuk kanë reaguar më herët.
5 vjeçari u keqtrajtua nga prindërit, shteti ua merr 6 fëmijët e tjerë