Rasti i foshnjës në Pejë, reagon edhe drejtoresha e shkarkuar e Infermierisë

Pas rastit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, të shtunën u shkarkua nga pozita e drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Pejës, Hidajete Krasniqi, e cila ka reaguar duke thënë se rasti është përdorur për të emëruar njerëz të VV-së në pozita udhëheqëse

Spitali i Pejës, foto ilustrim

Hidajete Krasniqi, e cila të shtunën u shkarkua nga pozita e drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës, pas rastit të rëndë me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se shkarkimi i saj është me ndërhyrje të thella politike.

“Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të  eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale”, ka thënë ajo.

Në një reagim të bërë në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur, dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

“Deri më dje (e premte) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me drejtorin aktual ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e Facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, rasti i foshnjës është përdorur për të emëruar njerëz të partisë qeverisëse në pozita udhëheqëse.

“Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkarkuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Në fund, ajo ka paralajmëruar drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij se në afatin më të afërt do t’i drejtohet organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Kujtojmë se, një foshnjë, e cila lindi e vdekur, disa ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit.

Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici.

Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar edhe u.d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj si dhe shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Po ashtu, janë suspenduar edhe shtatë punonjës të spitalit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika