Rasti në Deçan, Demi: Një zinxhir hallkash nuk po e kryejnë punën siç duhet, kemi kërkuar një zonë sigurie në shkolla

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka thënë se një zingjir institucionesh, sipas tij, nuk po e kryejnë funksionin e tyre siç duhet. Ndërkaq, nga ana ligjore, avokati Yll Zekaj ka treguar se dënimi në raste siç ishte ai i Deçanit, dënimi mund të arrijë deri në 10 vite burgim

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka thënë se Këshilli, të cilin e drejton, ka shprehur pakënaqësitë vazhdimisht lidhur me mosmarrjen e masave ndaj rasteve të tilla, siç është ai i sulmit seksual ndaj një nxënësje në një shkollë të Deçanit.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Demi ka thënë se një zinxhir institucionesh, sipas tij, nuk po e kryejnë funksionin e tyre siç duhet.

“Ne kemi pasur raportime për raste të tilla në Prishtinë dhe kemi shprehur pakënaqësinë se nuk janë marrë masat e duhura meritore ndaj rasteve të tilla dhe për aq kohë sa insituticonet dhe shoqëria nuk merr masat meritore, fatkeqësisht rastet e tilla do të përsëriten dhe duhet të ketë një guxim edhe institucional edhe qytetar për të vendosur një kufi të kuq të mbrojtjes së fëmijëve në atë që është paprekshmëria e tyre në dinjitet, në fizikun dhe atë që mund të dëmtojë seriozisht të ardhmen e tyre.”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se “Një zinxhir hallkash nuk po e kryjenë punën siç duhet. Fakti që ne kemi pasur edhe mësimdhënës në Prishtinë të raportuar dhe në proces gjykimi për disa vjet që ka zgjatur dhe I njëjti ka arritur të rikthehet në vendin e punës, përkundër që kryetari i Komunës nuk e ka lejuar…dëshmon për dështim të një numri institucionesh”.

Kryetari Demi ka theksuar se është kërkuar vazhdimisht që të krijohet një “zonë sigurie” në perimetrin e shkollave.

“Nuk mjafton që vetëm një palë e caktuar të marrë vendime bllokuese ndaj fyerje të tilla të rënda të parimeve morale-njerëzore. Do të duhej që të gjitha institucionet të punojnë për të vendosur një zonë të sigurisë së plotë në perimetrin e shkollës dhe afër shkollave. E kemi kërkuar vazhdimisht.”, ka deklaruar ai.

Sa i përket trajtimit ligjor ndaj sulmeve seksuale, avokati Yll Zekaj ka deklaruar se sulm seksual konsiderohet çdo prekje apo nxitje në prekje e viktimës pa pëlqimin e tij apo të saj.

“Kemi të bëjmë me një fëmijë i cili është nën moshën 16-vjeçare dhe nuk ka vullnet të shprehur, në asnjë formë…nuk mund të konsiderohet se ka vullnet deri në moshën kur mbush 16 vjeç. Në çdo rast të këtyre veprave parashihet që nuk ka pasur vullnet”, ka deklaruar ai.

Tutje, Zekaj ka treguar se dënimi për raste të tilla parashihet me gjobë ose deri në një vit burgim, por ka edhe rrethana rënduese të cilat arrijnë deri në 7 vjet. Në rastin e djeshëm, siç tregon Zekaj, vepra cilësohet si “veçanërisht e rëndë” dhe parasheh 3-10 vjet burgim.

Mësimdhënësi V.S, i cili u arrestua një ditë më parë mbi dyshimet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë në Deçan, po del se ka kërcënuar e kanosur edhe një nxënës tjetër.

Kështu ka konfirmuar Prokuroria në Pejë, me c’rast kanë kërkuar paraburgim për të dyshuarin për dy vepra penale, ngacmim seksual ndaj nxënëses dhe kanosje ndaj nxënësit që ka incizuar ngjarjen me telefon.

“Kërkesa per paraburgim është dorëzuar ne gjykate nga prokurori i shtetit për dy vepra penale ndaj te pandehurit. Sulm seksual dhe kanosje. Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin qe ka bërë video incizimin”, ka bërë të ditur Nikqi.

I njëjti është suspenduar gjatë ditës nga Drejtoria e Arsimit në Deçan, teksa pritet të dalë para gjykatës të mërkurën.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika