Rasti në Shtërpcë, avokati thotë se A.K. shkrepi në tokë e në ajër për vetëmbrojtje

Avokati Naim Ferati, ka treguar për ngjarjen ku klienti i tij me inicialet A.K., dy ditë më parë, dyshohet se plagosi dy qytetarë serbë në Shtërpcë

Avokati, Naim Ferati

Avokati Naim Ferati, ka treguar për ngjarjen ku klienti i tij me inicialet A.K., dy ditë më parë, dyshohet se plagosi dy qytetarë serbë në Shtërpcë.

Ferati theksoi se i mbrojturi i tij ishte duke udhëtuar për në Brezovicë, ku është ndalur dhe sulmuar nga një turmë e njerëzve që kishin qenë duke festuar.

Sipas avokatit, A.K. fillimisht kishte gjuajtur në ajër, por që turma nuk ishte zmbrapsur.

“Të premten pasdite i mbrojturi im së bashku me mikun e tij ishin duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas gjatë rrugës në një vend të caktuar, bllokohen nga një turmë e njerëzve, të cilët po festonin dhe në befasi sulmohen me mjete”, ka thënë Ferati.

Ferati ka theksuar se klienti i tij ishte i detyruar të gjuajë drejt tokës, dhe në ato momente është larguar nga vendi, pa qenë në dijeni se dikush mund të jetë i lënduar.

“Në bazë të rrezikut, i njëjti ka provuar të largohet, ka qenë i bllokuar nga turma vetura e tij, në vetëmbrojtje me qëllim të spostimit apo të largimit të rrezikut, ka shkrepur një herë me armën e tij që e kishte në posedim, armën e tij personale. Ka shkrepur një herë një herë në ajër, që të largohet masa. Për shkak të rrethanave dhe të sulmit që ka pësuar në ato momente, i njëjti është detyruar që të shkrepë edhe një herë në drejtim të tokës, këtë rast drejt asfaltit, dhe në ato momente ka arritur të largohet nga vendi, pa qenë i informuar se dikush mund të jetë i lënduar. Ka shkuar në Prevallë, dhe nga rrjetet sociale ka kuptuar se dikush mund të jetë lënduar”, ka thënë Ferati për KlanKosova.

Gjatë ditës së diel, është mbajtur seanca dëgjimore, ku pritet që Gjykata të dalë me një komunikatë në lidhje me vendimin e saj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika