Reagon Këshilli i Prindërve: Mësimi nuk bëhet me zor

Këshilli i Prindërve ka reaguar rreth çështjes së kompensimit të orëve të humbura duke thënë se qëndrimet e tyre të deklaruara e konsistente janë vullneti legjitim i prindërve dhe se "Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!”

Ilustrim





Këshilli i Prindërve ka reaguar për zëvendësimin e orëve gjatë të shtunave duke thënë seka pasur tentim për njollosje të Këshillit të Prindërve të Kosovës sikur deklarimet janë politike e të pambështetura nga prindërit për mos mbajtjen e mësimit të shtunave.

Në reagimin e Këshillit të Prindërve thuhet se qëndrimet e tyre të deklaruara e konsistente janë vullneti legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për dinjitet, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor.

“Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar”, ka shkruar Këshilli i Prindërve në Facebook.

Tutje ka thënë se “mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!”.

Me rastin e fillimit të zëvëndësimit të orëve, Këshilli i Prindërve thotë se një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve është bërë sot.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika