Reagon MKRS-ja pasi India ia ndaloi boksierës Sadiku të përdorë simbole shtetërore

Pasi boksierës nga Kosova, Donjeta Sadikut, iu ndalua të përdorë simbole shtetërore në garat që po zhvillohen në Indi, ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Boksierja Donjeta Sadiku

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pasi boksierës nga Kosova, Donjeta Sadikut, i është ndaluar të përdorë simbole shtetërore në garat që po zhvillohen në Indi.

“Menjēherë pas pranimit të këtyre informatave dhe pas dakordimit ndēmjet Ministrisē sẽ Kulturēs. Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik tē Kosověs. Federata e Boksit tē Kosovės vendosi të mos marrē pjesē ně Kampionatin Botéror të Boksit në Indi”, ka njoftuar MKRS-ja.

Federata e Boksit té Kosověs ështé anëtare me të drejta tê plota nē Federatēn Botërore të Boksit që nga nëntori i vitit 2014.

“Është e papranueshme që Kosova té trajtohet ndryshe ngatë gjithé pjesēmarrësit e tjerë, vetëm pěr arsye politike”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftimin e MKRS-së thuhet se presin bashkëpunim nẽ promovimin e paqes e mirëkuptimit ndërmjet shteteve, “dhe jo diskriminime e barriera të këtilla”.

“Të cilat nuk do ti lejojmě tẽ vazhdojně pa kaluar népér rrugët ligjore sipas standarteve evropiane dhe té drejtave të Kosověs si anëtare me të drejta të plota ně Federatën Botérore te Boksit Sporti duhet tẽ jetë i lirë nga politikat shtetërore dhe të jetë e drejte e të”.

 

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika