Reagon Nagavci, i tregon SBASHK-ut si bëhet “greva e sinqertë”, merr shembull Norvegjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vazhdojnë procesin mësimor sa më shpejtë duke krahasuar grevën e mësimdhënësve në Kosovë me shtetet e tjera, por pa ofruar kushtet të cilat po i kërkojnë grevistët

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva është instrument demokratik i cili vë në pah problemet e punëtorëve, duke krahasuar grevën e mësimdhënësve në Kosovë me vendet e tjera.

Nagavci ka thënë se edhe në vendin fqinjë, Maqedoni të Veriut kishte grevë para disa muajsh por, mësimdhënësit atje nuk kishin pritur që kërkesa e tyre të plotësohej 100%.

“Para disa muajsh mësimdhënësit e Maqedonisë hynë në grevë duke kërkuar rritje të pagave. Nuk pritën që t’u plotësoheshin 100% të kërkesave, por ndërprenë grevën kur Qeveria u’a plotësoi një pjesë të kërkesave menjëherë, ndërsa u përkushtua për trajtimin e kërkesave të mbetura nëpërmjet reformave më sistematike në të ardhmen. Sindikalistët maqedonas u siguruan që, kur qeveria u’a plotësoi vetëm një pjesë të kërkesave të tyre, mësimi të vazhdojë e nxënësit të mos pësojnë”, ka shkruar Nagavci.

Ndërkaq ministrja e arsimit është treguar shumë kreative duke i dhënë SBASHK-ut si shembull Norvegjinë, ku thotë se atje janë përcaktuar vetëm 2-3 mësimdhënës të cilët kanë mbajtur grevë që nxënësit të vazhdojnë mësimin.

“Në Norvegji, nga qershori mësimdhënësit janë duke kërkuar rritje të pagave, nëpërmjet grevës. Por, tre sindikatat më të mëdha me short përcaktojnë nga 2-3 mësues në shkollë që do të mbajnë grevë në ditët përkatëse. Sepse, sindikalistët norvegjezë sigurohen që, paralelisht me trajtimin e kërkesave të tyre, mësimi do të vazhdojë e nxënësit nuk do të pësojnë”, ka vijuar Nagavci.

Më tej ka theksuar se edhe në Bullgari ka ndodhur e njëjta, ku mësimdhënësit kishin kërkuar dyfishin e pagës dhe kur qeveria kishte ofruar për 48% atëherë mësimi ka vazhduar që nxënësit të mos pësojnë.

“Para disa vitesh, mësuesit bullgarë hynë në grevë duke kërkuar dyfishim të pagave. Greva u ndërpre kur Qeveria u’a rriti pagat 48%, dhe atë vetëm 22.5% menjëherë ndërsa pjesën tjetër pas një viti. Sepse, sindikalistët bullgarë u siguruan që, kur qeveria u’a plotësoi vetëm një pjesë të kërkesave të tyre, mësimi të vazhdojë e nxënësit të mos pësojnë”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka thënë se në shumicën e rasteve tjera, grevat zgjasin disa orë ose një ditë. Sepse, qëllimi është vendosja e kërkesave të tyre në agjendë dhe trajtimi i tyre sistematik nga vendim-marrësit, e jo të gjitha dhe menjëherë.

Ministrja ka shkruar edhe pë grevat e kaluar të mbajtura nga mësimdhënësit duke thënë se për dallim nga e kaluara kur grevat i kanë ndërprerë vetëm me oferta, kësaj radhe kanë vendosur të injorojnë jo vetëm ofertat shumëfish më të mira, por edhe veprimet tashmë të ndërmarra që i afrohen shumë kërkesës së tyre, por nuk ka përmendur grevat disa mujore që kishin ndodhur pikërisht nga SBASHK-u pasi që atyre nuk iu kishin plotësuar kërkesat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika