Reagon Valon Syla pas sulmit fizik ndaj tij, pretendon se shkak ishin reagimet ndaj BIK-ut

Gazetari Valon Syla ka reaguar për sulmin që i është bërë mbrëmë nga tre persona në hyrje të një lokali në Breg të Diellit. Ai ka pretenduar se sulmi ka të bëjë me reagimet e tij për Hoxhë Mazllam Mazllami dhe ngjarjeve në BIK

Gazetari Valon Syla

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë mbrëmjen e së martës, duke treguar se si ka ndodhur rasti, si dhe duke bërë të ditur se ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe dorën e majtë.

Syla, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pretenduar se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij për Hoxhë Mazllam Mazllami dhe ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Po ashtu, ai i ka përshkruar tre të dyshuarit si “fanatikë islamikë në dukje”.

“Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk u ka pëlqyer fare, dhe kështu ka nxitur këtë komunitet të militantëve islamikë të organizojnë sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar ai.

“Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi që të pësoj lëndime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë”, ka shkruar tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se reagimet e tij përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit, e kjo sipas tij, nuk po pranohet nga komuniteti islamik.

Ndërsa, ende nuk ka ndonjë të arrestuar për sulmin që ka ndodhur mbrëmë ndaj gazetarit  Syla.

Syla drejtpërdrejt nga ambientet e QKUK-së për Dukagjinin, mbrëmjen e së martës kishte treguar më saktësisht për sulmin ndaj tij,

Ai ishte duke folur kur gazetarit të RTV Dukagjinit iu pengua filmimi nga Policia e Kosovës. I njëjti dëgjohet duke thënë se është shtyrë fizikisht nga sigurimi i spitalit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika