Red Bull gjobitet me 7 milionë euro për thyerjen e kufirit buxhetor të Formula 1

Formula 1 gjobit me 7 miilionë euro ndërtuesin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Red Bull për thyerjen e kufirit të buxhetit të sportit gjatë sezonit 2021

Foto ilustrim

Organi drejtues i Formula 1 ka gjobitur Red Bull për thyerjen e kufirit të buxhetit të sportit gjatë sezonit 2021 i cili kishte fituar kampionatin e Max Verstappen.

FIA dhe Red Bull kanë rënë dakord për një gjobë prej 7 milionë eurosh dhe një reduktim të kohës së tyre të kërkimit aerodinamik me 10 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërtuesi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka 30 ditë për të paguar gjobën. Red Bull ka fajësuar një gabim zyrtar për shpenzimin e gabuar të tyre në shërbime të ndryshme.

Kufiri i buxhetit të F1 është vendosur për të parandaluar skuadrat me financim të madh që të mos shpenzojnë më shumë se konstruktorët më të vegjël, raporton euronews.

Red Bull ka siguruar tashmë një titull të dytë F1 me Verstappen dhe kampionatin e konstruktorëve me tre gara të mbetura këtë sezon.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika