Regjisori i famshëm, William Friedkin ndërron jetë në moshën 87-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare regjisori William Friedkin

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare regjisori William Friedkin.

Ai u bë i famshëm me dy filmat qe fituan çmimin Oscar, “The Exorcist” dhe “The Man from France”. Friedkin vdiq në Los Anxhelos.

William Friedkin është quajtur nga historianët e filmit si “Regjisori i së keqes”. Ai ishte një nga përfaqësuesit e brezit që në vitet ’70 ndryshuan formën e kinemasë hollivudiane.

I konsideruar si një nga talentet më të guximshëm dhe me ndikim të brezit të tij, Friedkin fitoi një çmim Oscar për regjisorin më të mirë për filmin “The Man from France” (Njeriu nga Franca) në vitin 1972. Ai gjithashtu u nominua për një Oscar për filmin e tij më të famshëm “The Exorcist” në vitin 1974.

Ai njihet edhe për shumë filma të tjerë të sukseshëm si Cruising, The Hunted dhe Killer Joe, por filmi i tij më i sukseshëm mbetet thrilleri “The Exorcist”.

Vepra e tij e fundit do të shfaqet premierë në festivalin e filmit të Venecias të këtij viti, thrilleri ligjor The Caine Mutiny Court-Martial. 

Në film luajnë Kiefer Sutherland dhe Jason Clarke dhe bazohet në shfaqjen e Herman Wouk të vitit 1953.

Friedkin shpesh fliste për rënien e kinemasë amerikane, duke kritikuar filmat me superhero dhe filma të tjerë të suksesshëm në studio. 

“E gjithë ideja e filmit artistik, apo filmave eksperimentalë, për të marrë një audiencë në kinema është zhdukur praktikisht nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, me përjashtim të zonave të skajshme,” ka theksuae ai një intervistë të vitit 2015.

 “Dhe kur u rrita, ishte një element kryesor i kinemasë.”

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika