Prezantuar në vitin 1992, Renault Twingo revolucionarizoi segmentin A me vizionin e guximshëm si veturë urbane. I gëzuar, me ngjyra dhe modular, Twingo i ftoi klientët të “shpiknin jetën që shkon me të”.
Sot, ky segment përbën më pak se 5 për qind të tregut evropian.
Përkundër perceptimit të zakonshëm, madhësia aktuale e segmentit A nuk reflekton uljen e kërkesës: shoferë në gjithë Evropën ende kërkojnë vetura kompakte, të përballueshme, të projektuara për jetën urbane ose si automjete dytësore.
Problemi qëndron në pakësimin e ofertës. Përballë vështirësive për të përmbushur avantazhin konkurrues, standartet e reja dhe pritshmëritë moderne të klientëve, shumica e prodhuesve thjesht u tërhoqën nga ky segment.
Duke u mbështetur në historinë dhe ekspertizën e vet në makinat e vogla, Renault vendosi të marrë këtë sfidë, dhe ta shohë si një mundësi të madhe rritjeje.
Si rezultat, gjenerata e re e Twingo-s është një ndryshim i vërtetë loje.
Kjo veturë përfshin transformim të thellë: brenda – me rigorozitetin dhe pasionin e punonjësve, ritmin e përshpejtuar të zhvillimit dhe bazën konkurruese të prodhimit në Evropë – dhe në nivel tregu, ku po ridefinon standardet e segmentit A, si një veturë urbane moderne elektrike që ofron vlerë të lartë për klientin me çmim të përballueshëm.
Për të rikthyer shpirtin e Twingo-s në jetë u desh të merren parasysh ADN-ja e gjeneratës së parë dhe t’i jepet një ndjesi unike, bashkëkohore.
Si një veturë me dizajn ikonik dhe menjëherë të dallueshëm, Twingo E-Tech Electric ofron jo vetëm stil, por edhe hapësirë dhe prakticitet të jashtëzakonshëm. Ajo vjen me pesë dyer për qasje të lehtë, dy ulëse të pasme të ndara dhe të palosshme si standard në çdo version, si dhe një mbështetëse shpine të përkulshme në ulësen e përparme të pasagjerit – duke e bërë kabinën jashtëzakonisht të përshtatshme dhe të gjithanshme për çdo nevojë.
Hapësira e brendshme është optimizuar për ta përmbushur çdo nevoje, me një nivel fleksibiliteti që nuk është arritur më parë për këtë çmim.
E ndërtuar për ngasje të heshtur me zero emetime në dalje dhe teknologji të përparuar, Twingo E-Tech elektrik vjen me asistenca të ngasjes që zakonisht gjenden në segmente më lart në treg, si dhe me sistemin multimedia OpenR Link me Google të integruar – një e para në këtë segment.
Bateria ideale LFP (me autonomi deri në 263 km sipas WLTP) kombinohet me një motor të lehtë dhe të gjallë 60 kW.
Twingo E-Tech elektrik është perfekt për të ngarë brenda dhe rreth qytetit, ku veçoria One Pedal e bën të lehtë përditshmërinë në trafikun e zakonshëm.
Gjithashtu, çmimi konkurrues mbetet prioritet: Twingo E-Tech electric do të nisë shitjen me çmim nën 20 mijë euro; madje versionet me karakteristika më të larta do të shiten për një çmim atraktiv.
Më praktik dhe komod se më parë, Twingo E-Tech elektrik vendos standarde të reja për segmentin A, duke mbetur besnik në shpirtin pionier të Renault-it dhe të Twingo-s origjinale. Ai i përmbahet plotësisht pritshmërive të klientëve në gjithë Evropën, ndërsa sjell një ndjesi optimiste për qytetin.
E ndërtuar në fabrikën e Novo Mesto në Slloveni, Twingo E-Tech elektrik do të dalë në treg në fillim të vitit 2026.
“Për të përballuar sfidën e ofrimit të një veture elektrike të vogël nën 20 mijë pa kompromentuar prodhimin në Evropë, rrugën tonë të dekarbonizimit apo vlerën për klientin, ne u kthyem tek ‘shpirti Twingo’, shpirti që vuri jetën e përditshme, loje dhe zgjuarsi në qendër të dizajnit. Sot, gjenerata e re 100 për qind elektrike mbetet besnike ndaj asaj që është më e rëndësishme për Renaultin: të kuptojë nevojat reale të drejtuesve evropianë, zakonet e tyre, pritshmëritë për qasje, emocion dhe përgjegjësi”, tha Fabrice Cambolive, CEO i markës Renault.