“Rëndësia e KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”

Kurti ka theksuar së rëndësia e KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, pasi veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, janë duke cenuar rëndë sigurinë në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhela Seveçla kanë takuar Komandanti i KFOR-it i në Kosovës, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në këtë takim  Kurti dhe Sveçla ka theksuar “rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it”.

Gjithashtu Kurti, ka theksuar se “veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, janë duke cenuar rëndë sigurinë në vend”.

Komandanti i KFOR-it përgëzoi policët për sjellën profesionale lidhur me ngjarjet në veri të Republikës së Kosovës.

Kurti kishte “shprehur gatishmërinë e Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu Komandanti i KFOR-it kishte shprehur mirënjohje ndaj kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla për bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika