Rënia e kulmit, flasin nga Komuna e Prishtinës

"Nuk ka pasë punime në atë kat. Është mbyllur ndërtesa, punëtorët janë lëshuar në shtëpi. Hetimet janë në fazën fillestare, si pasojë e erërave të forta ka ardhur deri te rrëzimi i kulmit. Forenzika është këtu, do të dalin me detaje", kanë deklaruar nga komuna e Prishtinës

Nga komuna e Prishtinës kanë njoftuar se nuk kanë qenë duke u zhvilluar punime në kulm të objektit të Komunës së Prishtinës kur ka ndodhur rënia e tij.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se rrëzimi mund të ketë ndodhur si pasojë e erërave, por kur është pyetur se pse nuk është dërmuar asnjë ndërtesë tjetër aty përreth, ai ka thënë se nuk mund të paragjykojë dhe se hetimet do të tregojnë se si dhe çfarë ka ndodhur.

“Nuk ka pasë punime në atë kat. Është mbyllur ndërtesa, punëtorët janë lëshuar në shtëpi. Hetimet janë në fazën fillestare, si pasojë e erërave të forta ka ardhur deri te rrëzimi i kulmit. Forenzika është këtu, do të dalin me detaje”, ka deklaruar Fushtica.

Ndryshe, Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka bërë të ditur se gjendja e vajzës e cila u lëndua nga rënia e një pjese të kulmit të objektit të komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria” është stabile, por se ka lëndime të rënda.

Perimetri i sigurisë është zgjeruar, për shkak se policia po vlerëson se ende ka rrezik për shkak të erës së fuqishme që po vazhdon të qarkullojë në afërsi të objektit të ri të komunës së Prishtinës.

Vajza që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë – në gjendje stabile, por me lëndime të rënda

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika