Restaurohen mbi 50 për qind e objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë energjetike YASNO, Sergej Kovalenko ka njoftuar se 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë janë restauruar

Ukraina. Foto: AP





Sipas kompanisë energjetike YASNO që furnizon energji elektrike dhe gaz natyror janë restauruar më shumë se gjysma e objekteve të dëmtuara të ngrohjes në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë YASNO, Sergej Kovalenko ka thënë se “316 objekte të furnizimit me ngrohje janë restauruar tashmë, që është 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve të prekura”.

“Pavarësisht granatimeve të vazhdueshme, Ukraina ka filluar sezonin e ngrohjes dhe 99.7 për qind e kaldajave kanë filluar të funksionojnë, 99.6 për qind e ndërtesave të banimit, 97.9 për qind e kopshteve, 98.9 për qind e shkollave dhe 99.9 për qind e objekteve të kujdesit shëndetësor janë pajisur me ngrohje”, ak theksuar Kovalenko.

Tutje shefi i kompanisë energjetike “YASNO” ka potencuar se po bëhen përpjekje të veçanta për të rivendosur funksionimin e ndërmarrjeve që gjenerojnë nxehtësi në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv dhe Kherson, raporton CNN.

Sipas tij, situata me aksesin në komunikime mbetet e vështirë.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika