Rexha e Zekiqi zyrtarisht tek KB Vëllaznimi

Bardh Rexha e Burim Zekiqi, do të jenë pjesë e KB Vëllaznimit për edicionin 2023/24

Bardh Rexha e Burim Zekiqi, do të jenë pjesë e KB Vëllaznimit për edicionin 2023/24.

Klubi nga Gjakova, të hënën ka zyrtarizuar dy basketbollistët, të cilët i ka vlerësuar si të rëndësishëm për arritjen e objektivave në edicionin e ri.

Rexha i është bashkuar Vëllaznimit nga skuadra e Rahovecit, ndërsa Zekiqi e ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin gjakovar.

Vëllaznimi edicionin e shkuar luajti në garat e plejofit, duke u eliminuar në serinë çerekfinale, ndërsa Zekiqi luajti me një mesatare prej 8 pikëve e 3 kërcimeve.

Rexha, i cili ishte pjesë e ekipit të Vëllaznimit në rikthimin tonë në Superligë, tash rikthehet në klubin tonë, të cilin ai e cilëson si “shtëpinë e dytë” të tij.

22 vjeçari dallohet për lojën e fuqishme në mbrojtje dhe shumëanshmërinë taktike në sulm, ku edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor të KB Rahovecit.

Ai luan në pozitat 3 dhe 4, por shpeshherë ka luajtur edhe në pozita tjera duke treguar shpirtin luftarak dhe shumëanshmërinë.

Edicionin e kaluar ai u paraqit në 24 ndeshje për KB Rahovecin ku regjistroi mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asisteve për ndeshje.
Ndryshe njihet makineri e “double-double” duke regjistruar tre të tilla sezonin e kaluar dhe shumë herë duke ju afruar maksimalisht këtyre shifrave magjike.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika