“Rezistenca paqësore”, Baraliu për Rugovën: Njeri që ka bërë shumë për atdheun, por në politik ka bërë disa gabime

Mazllum Barali ka theksuar se Rugova ka qenë një njeri që ka bërë shumë për atdheun dhe një intelektual i mirëfilltë. Por, sipas Baraliut, në politik Ruogva ka disa të meta, duke theksuar njëra nga to ishte politika e tij që quhej “rezistenca paqësore” në kohën kur vriteshin, torturoheshin e burgoseshin nga regjimi jugosllav të rinjtë shqiptarë.

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazlum Baraliu

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazlum Baraliu, ka komentuar figurën e ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Barali ka theksuar se Rugova ka qenë një njeri që ka bërë shumë për atdheun dhe një intelektual i mirëfilltë.

“Njëri i urtë, njëri i ndershëm, i qetë, intelektual i mirëfilltë, njëri që ka fol pak e ka bërë shumë”, ka thënë Baraliu.

Por, sipas Baraliut, në politik Ruogva ka disa të meta, duke theksuar njëra nga to ishte politika e tij që quhej “rezistenca paqësore” në kohën kur vriteshin, torturoheshin e burgoseshin nga regjimi jugosllav të rinjtë shqiptarë.

“Por, nëse flasim për trashëgimin e tij politike, sigurisht ka meritat e tij të veçanta, por edhe problemet të cilat i dimë të gjithë ne. I pari gabim ishte, që politika pa kufi që vazhdonte të ai, që quhej rezistencë paqësore, ka pasur pasojë dhe po të mos dilte rezistenca aktive, po të mos organizohej ky popull për mes bijave dhe bijëve të tij, nuk do të kishim këtë ecur dhe këtë gjendje që kemi sot, dhe as lirinë dhe as pavarësinë, prandaj diçka që në një kohë kur na ikshin djemtë kur na vriteshin nga armata jugosllave, na vinin në arkivole, torturoheshin e burgoseshin të qëndrosh e të thuash ne do të qëndrojmë sic quhej ajo rezistenca pasive ganidane, por ka qenë diçka që nuk është varë vetëm nga ai…”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika