Rikujtojmë rrugëtimin e Albina Kelmendit dhe familjes së saj në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision 2023”

Albina Kelmendi dhe familja e saj ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023. Kjo pasi me këngën “Duje”, Albina me familje e rrëmbeu fitoren e festivalit në RTSH

Albina dhe familja Kelmendi
Albina dhe familja Kelmendi

Këngëtarja që u bë e famshme në “The Voice of Albania”, duke pasur mentore Elsa Lilën, fitoi garën e Festivalit të RTSh-së, duke u zgjedhur si kënga fituese për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Kjo është Albina Kelmendi, këngëtarja nga Kosova, e cila së bashku me tërë familjen e saj muzikantë, kanë shkuar në Liverpool të Britanisë së Madhe, për të kënduar në skenën e Festivalit Evropian të Këngës.

Ani pse Ukraina ishte fituese e Eurovision-it, si rezultat i luftës atje dhe pamundësisë së mbajtjes së festivalit, nikoqir në emër të Ukrainës u bë pikërisht qyteti i Liverpool-it.

Albina Kelmendi, këngëtare

Ata interpretuan fillimisht në gjysmëfinale ku nga 16 shtete sa ishin në garë, u futën në dhjetëshen kualifikuese për në finalen e madhe.

Ndërkohë, në finalen e madhe mund të thuhet lirshëm se Shqipëria përjetoi zhgënjim pasi arriti një rezultat jo të kënaqshëm.

Nga plot 26 shtete sa ishin në finale, Kelmendët e çuan Shqipërinë në vendin e 22-të, ndonëse ky nuk ishte synimi i tyre.

Vetëm një javë më parë, Albina Kelmendi, në një intervistë për Prive, kishte deklaruar se e synonte vendin e parë.

Albina Kelmendi, këngëtare

“Ne si shqiptarë e kemi pasur gjithmonë për qëllim që të kalojmë në finale. Por këtë vit, ne nuk e kemi qëllimin vetëm të kalojmë në finale, por e kemi qëllimin që të dalim të parët”, kishte deklaruar Albina.

Përndryshe, vendin e parë të “Eurovision 2023” e mori artistja suedeze Loreen, e cila fitoi me këngën “Tatto”.

Albina me Familje

Bujar dhe Albana Kelmendi, janë babai dhe nëna e familjes, të cilët janë muzikantë me profesion.

Bujari shihet teksa luan instrumente të ndryshme, përfshirë violinën dhe kitarën teksa nëna shihet duke kënduar.

Bujari dhe Albana kanë tre fëmijë, vajzat Sidorela e Albina dhe djalin Albinin. Të tretë janë muzikantë, por më e njohur prej tyre është Albina. Albina, së bashku me babain e saj Bujarin, sidomos janë të njohur për pjesëmarrjen e tyre në ahengje familjare.

Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj në Eurovision

Albina Kelmendi ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondare ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore të quajtur “Family Band”.

“Një vajzë me edukim muzikor, jo vetëm në aspektin e shkollimit, por edhe në atë familjar. Këngëtarja, e cila vjen nga një familje muzikantësh, ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm”, thuhet në biografinë e këngëtares.

Si fitoi Familja Kelmendi në Festivalin e Këngës në RTSH?

Familja Kelmendi kishte angazhuar një kompani marketingu disa muaj përpara se Festivali i Këngës në RTSh të fillonte.

Kjo kompani marketingu ka realizuar një seri prodhimesh të materialeve propaganduese me intervista dhe të tjera duke krijuar edhe një “fan base” të madhe të publikut.

Meqënse fituesi i garës, pra kënga që shkoi në Eurovision, u zgjodh përmes votës së publikut, më saktësisht, SMS-ave nga Kosova dhe Shqipëria, ka bërë që kënga e Albines me Familje “Duje” ta fitonte garën.

 Eurovision 2023

Eurovision gjithsej ka pasur tri net, ku dy gjysmëfinalet e para u vendosën vendet finaliste, kurse nata e madhe ishte të shtunën e 13 majit.

Java e Eurovizionit do të ketë tri shfaqje: gjysmëfinalja 1 të martën, gjysmëfinalja 2 të enjten dhe finalja e madhe të shtunën:

  • Gjysmëfinalja 1: 9 maj 2023
  • Gjysmëfinalja 2: 11 maj 2023
  • Finalja e Madhe: 13 maj 2023

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika