Rilind Gërvalla zgjidhet drejtor i RTK-së për kanalet shqip

Bordi i RTK-së ka marrë vendim që Rilind Gërvalla të jetë drejtor i RTK-së, ky vendim është marrë me tetë vota për dhe asnjë kundër

Gjatë kësaj të marte, bordi i RTK-së ka marrë vendim që Rilind Gërvalla të jetë drejtor i RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).

Ky vendim është marrë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, ka thënë Besnik Boletini, kryetari i Bordit të RTK-së.

Tutje, njoftohet se në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për zhvillime të tjera në RTK.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika