Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Ky proces ka filluar një ditë më herët, të martën në orën 18:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Dukagjinin se nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve  janë në Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Elezi, mes tjerash, bëri të ditur se në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve.

Komunat ku do të rinumërohen 10% e vendvotimeve janë Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika