Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka vijuar procesi i rinumërimit të votave, ku deri më tani janë rinumëruar 1 mijë e 240 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime.
Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë rinumëruar 48,49% të vendvotimeve.
Sipas këtyre rezultateve, LVV ka marrë 46.59% të votave, PDK 22.77%% të votave, LDK 10.20 % të votave si dhe AAK 4.14 %.
Njëherësh, KQZ ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur plotësisht në 11 komuna