Ritheksohet nevoja për themelimin e Policisë së Kryeqytetit

Pas rasteve tragjike në Prishtinë ku dyshohet që një burrë urdhëroi të vritet gruaja e tij e një tjetër person vrau vjehrrin e tij po shihet e nevojshme të që të punohet sa më shpejt në themelimin e Policisë së Kryeqytetit që do ia lehtësonin punën Policisë Qendrore të merreshin me krime të rënda. Ndonëse ka edhe të tillë që këtë e shohin me skepticizëm

Fotografi ilustruese

Kur para disa muajsh në një lokal në Prishtinë u vra një person dhe u plagosën me armë zjarri disa të tjerë, u rikthye në vëmendje nevoja për themelimin e Policisë së Kryeqytetit.

E, ditëve të fundit kur ndodhën dy vrasje brenda natës, prapë po shihet si e rrugës që procesi i themelimit të shtyhet përpara.

Sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala funksionimi Policisë komunale do t’ia lehtësonte nivelit qendror punën.

“Kryeqyteti do të kishte me pas mundësi që t’i përmbush kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të saj por njëkohësisht do kishte me liru nivelin qendror të Policisë së Kosovës të cilët do të merreshin me aktivitete tjera që do të ishin në domenin e krimeve të rënda, aso çfarë kemi hasur ditëve dhe javëve të fundit”, ka deklaruar njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Ndërsa koloneli në pension, Rrahman Sylejmani po e sheh në një formë tjetër.

Sipas tij, themelimi i Policisë së Kryeqytetit nuk do të ishte zgjidhje.

“Duhet që të forcohet dhe të ndryshohet struktura organizative, të mundësohet që stacionet policore të jenë më të shumta dhe më të pajisura, edhe këto ekzistuese të jenë më pajisur teknikisht me personel etj, që të jenë në gjendje të patrullojnë dhe funksionojnë”, ka deklaruar Rrahman Sylejmani, kolonel në pension.

Ligji për Kryeqytetin, që parasheh themelimin e policisë komunale, është miratuar në vitit 2018. Por që nga atëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Nga Komuna i kanë thënë Dukagjinit se proceduralisht nga ana e tyre ka përfunduar gjithcka, por tashmë është në dorë të Institucionit të Policisë.

Televizioni ka pyetur këtë të fundit se në çfarë faze është themelimi i saj, por nuk ka marrë përgjigje.

Policia e Kryeqytetit parashihet të jetë në shërbim të rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të komunës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika