Rohde për dënimin e Mustafës: Është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo ndaj UÇK-së

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde Rohde, ka reaguar pas dënimit nga Gjykate Speciale në Hagë kundrejt Salih Mustafën, një dënim prej 26 vjetësh burg. Ai ka theksuar se kjo nuk paraqet një aktgjykim kundrejt UÇK-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast, Salih Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka reaguar pas dënimit nga Gjykate Speciale në Hagë kundrejt Salih Mustafën, një dënim prej 26 vjetësh burg.

“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.

I njohur si “Komandat Cali”, Salih Mustafa u dënua nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, deklaroi kryetarja e trupit gjykues.

Ndonëse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat, prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim.

Mustafa, ish-komandanti kosovar që u dënua më shumë sesa njeriu i afërt i Millosheviqit

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika