Rojet kufitare zbulojnë një tunel sekret që lidh Poloninë dhe Bjellorusinë

Zyrtarët e Njësisë së Gardës Kufitare në Podlaskie zbuluan të premten një tunel që lidh kufirin bjellorus me territorin polak.

Rojet kufitare polake zbuluan tunelin që kalonte nga ana bjelloruse drejt Polonisë. Ministri polak i Brendshëm dhe i Administratës, Marcin Kierwiński, dha informacion për këtë zbulim përmes një postimi në platformën X.

“Zyrtarët zbuluan një tunel nën pengesën në kufirin polako-bjellorus. Tuneli fillonte dhe përfundonte rreth 20 metra nga kufiri, në anën tjetër. Falë sistemeve elektronike të avancuara të vendosura në pengesë, kufiri polako-bjellorus është i mbrojtur në mënyrë efektive!” – shkroi kreu i Ministrisë së Brendshme dhe Administratës.

Ky është tuneli i dytë i gërmuar nën kufirin Poloni–Bjellorusi që zbulohet këtë vit. I pari u zbulua pranë Stacionit të Gardës Kufitare në Narewka.

Sipas autoriteteve lokale, të dy tunelët janë zbuluar falë “sistemeve elektronike të avancuara” të instaluara së fundmi në zonë.

Në korrik, një pjesë e madhe e kufirit polako-bjellorus u modernizua, duke përfshirë instalimin e kamerave termike nga më të avancuarat në botë.

Garda Kufitare e Podlaskie raportoi gjithashtu se të enjten janë regjistruar mbi 60 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

26,700 përpjekje për kalim të paligjshëm që nga janari

Që nga janari i vitit 2025, rojet kufitare kanë regjistruar mbi 26,700 përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme këtë kufi.

Kufiri mes Polonisë dhe Bjellorusisë ka qenë në qendër të një krize migrimi dhe humanitare në krahun lindor të Bashkimit Evropian që prej vitit 2021.

Qeveria polake pretendon se kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë të “luftës hibride” që synon destabilizimin e rajonit.

Polonia dhe aleatët e saj e kanë akuzuar qeverinë bjelloruse për nxitjen e krizës, duke sjellë migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Bjellorusi dhe më pas duke i transportuar në kufirin polak.

Prej vitesh, Polonia është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut për mënyrën si reagon ndaj përpjekjeve për kalim të paligjshëm të kufirit. Kritikat janë përqendruar sidomos te përdorimi i pretenduar i metodës së “shtyrjes mbrapsht” , që i kthen migrantët në Bjellorusi pa u dhënë mundësinë të kërkojnë azil./Euronews

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika