Roma gjen zëvendësuesin e Mourinhos

Klubi italian AS Roma ka zyrtarizuar ish-kapitenin e skuadrës Daniele De Rossin, si trajner të ekipit deri në fund të sezonit

Ritratti stagione 2018/19

Klubi italian, AS Roma, ka zyrtarizuar ish-kapitenin e skuadrës Daniele De Rossin, si trajner të ekipit deri në fund të sezonit.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë klubi, duke njoftuar se De Rossi ka marrë udhëheqjen e ekipit deri në qershor të këtij viti.

“Ne jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë rolin menaxherial të AS Roma te Daniele De Rossi, pasi mendojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë përcaktuar gjithmonë atë mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të ekipit deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

“Ne ishim të vetëdijshëm për lidhjen e pathyeshme të Daniele me klubin, por entuziazmi i tij për pranimin e pozicionit për muajt e ardhshëm na bindi edhe më shumë për aftësinë e tij për të qenë një udhërrëfyes për lojtarët dhe një përfaqësues krenar i vlerave të klubit. Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele”.

De Rossi bëri 616 paraqitje dhe shënoi 63 gola për Romën në të gjitha garat.

Në nivel klubesh, ai fitoi Kupën e Italisë dy herë, në 2007 dhe 2008, së bashku me një Superkupë në 2007.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika