Ronaldo ‘vetëm për gruan e tij’ mund ta mbështesë Argjentinën në finalen e Botërorit

A do ta mbështesë sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, Messin dhe Argjentinën në finalen e Kupës së Botës? Një pyetje që është në mendjen e shumë njerëzve që mbështesin të dy lojtarët në fjalë, por përgjigja mund të jetë shkak vetëm gruaja e Ronaldos

Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo nuk është më në Kupën e Botës, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka më interes se kush do të marrë fronin e ri botëror, i cili do të vendoset mes Francës dhe Argjentinës.

Shumë po pyesin se kush dëshiron që të fitojë sipas Cristianos. Edhe pse do të ishte logjike që të ishte Franca, pasi në skuadrën e Argjentinës është rivali i tij i madh Lionel Messi, gjërat mund të mos jenë aq të qarta.

Dhe fakti është se në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën Ronaldo nxjerr në pah “dashurinë” e tij për Argjentinën, dhe njerëzit e saj për një arsye të madhe, e cila është gruaja e tij, Georgina Rodriguez.

Ajo ka nënshtetësi argjentinase, ndaj është logjike që ylli portugez të ketë një respekt të madh për atë vend.

“E dashura ime është argjentinase. Shumë njerëz nuk e dinë se ajo është gjysmë argjentinase dhe gjysmë spanjolle. Unë e dua Argjentinën, shumë njerëz mendojnë se nuk e dua, por Argjentina më pëlqen shumë”, ka shpjeguar ai në një video në rrjetet sociale, raporton Marca.

Epo, nisur nga një rrethanë e tillë, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se ish- lojtari i Manchester United do të jetë me argjentinasit dhe Messin në finalen e madhe kundër Francës së Kylian Mbappes .