Rrahja e të moshuarës, detaje të fundit nga Peja

Rasti i keqtrajtimit të së moshuarës kishte ndodhur më 29 tetor të këtij viti, por ai kishte filluar të qarkullojë në rrjete sociale të mërkurën e 2 nëntorit. Tashmë, të dyshuarit po mbahen në paraburgim prej 48-orësh





Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se 3 persona janë arrestuar pas publikimit të një video-je, ku shihej një e moshuar duke u keqtrajtuar në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se Policia e Kosovës ishte treguar e shpejtë në lokalizimin e vendit me ç’rast, ajo kishte arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin e pasdites të së mërkurës.

“Duke u bazuar në videon që ka qarkulluar në rrjete sociale, policia në një kohë të shkurtër ka arritur të identifikojë lokacionin, ku rreth orës 14:10 ka arrestuar tre të dyshuara lidhur me rastin”, ka deklaruar Gashi.

Krahas kësaj, ai ka thënë se rasti kishte ndodhur më 29 tetor të këtij viti, por ai kishte filluar të qarkullojë në rrjete sociale të mërkurën e 2 nëntorit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se pas intervistimin, me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e burgimit para 48-orësh.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika