Rrëfimi i burrit me kamerë në luftën e Kosovës

Për herë të parë në një televizion kosovar ka folur kameramani, Bali Thaçi, i cili kishte dokumentuar masakrimet dhe mizoritë e regjimit të Millosheviqit në luftën e fundit në Kosovë

Pamje nga videoincizimet

Kjo është vetëm një nga dhjetëra minutat e pamjeve që syri i kamerës së Bali Thaçit kapi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aty miku i tij hasi në trupin e vrarë të vëllait nga ushtria Millosheviqit.

E dokumentoi masakrën e Burimit të Malishevës, xhiroi djepa bosh e lot të nënave.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, kamera e tij personale kapi shumë detaje të mizorisë serbe, e tash ndërmjet kamerës së Dukagjinit ai rrëfen këto përjetime.

“Historia dokumentohet me dokumente dhe duke e ditë këtë rëndësi jam munduar që në këtë kujtesën tonë kolektive të lë një gjurmë, të lë diçka konkrete që gjeneratat që vinë pas, të shohin, të dinë dhe të dëgjojnë për atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Thaqi.

Bali Thaqi

Pos pamjeve tejet të tmerrshme të njerëzve të masakruar nga serbët, ai rastësisht kishte xhiruar xhaxhain e tij të vrarë, të cilin fillimisht nuk e kishte njohur nga masakrimet.

“Ajo për mua ka qenë shumë e rëndë dhe ka ndiku në aspektin psikologjik timin personal që sot ndodha nuk vërehet por çdo moment kur e kujtoj atë ngjarje, trupi nuk është në gjendje normale”, ka shtuar ai.

Kamera e tij ishte rrezikuar edhe të dëmtohej e Thaçi e ka të kthjellët këtë moment në kujtesën e tij.

“Për me i ik zjarri të luftës, kamerën e kam lënë tek dajt e nënës në një qosh e kam mbulu me një bore metalike që edhe me ra zjarri mos me u dëmtu kamera dhe pasi që familjet i depertuan në Shqipëri, unë u ktheva te shtëpia e dajës dhe serbët sa  ishin larguar nga fshati dhe kam vrapuar tek kamera pastaj e morra dhe e xhirova shtëpinë e dajës duke u kallë”, është shprehur ai.

Këto videoincizime që i ka Bali Thaçi nuk janë kërkuar asnjëherë nga drejtësia vendore apo ajo ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika