Rrëfimi për masakrën e Dubravës, burgu që u bë varr

26 vjet më parë, një nga krimet më të rënda ndaj shqiptarëve ndodhi prapa mureve të Burgut të Dubravës. Aty ku nuk kishte front, u krijua një fushë ekzekutimi. 118 të burgosur shqiptarë u vranë me gjakftohtësi. Qindra të tjerë u plagosën. Ky reportazh sjell rrëfimet e atyre që mbijetuan për të kujtuar, për të treguar, dhe për të kërkuar drejtësi. Përmes zërave të tyre, kujtesa e Dubravës nuk lejon harresën — dhe çdo maj kthehet si një thirrje që ende nuk ka marrë përgjigje.

“A mund të imagjinoni një vend ku liria mungon, por edhe jeta është e rrezikuar? Maj 1999, Burgu i Dubravës — aty ku 118 të burgosur shqiptarë u vranë, qindra u plagosën, dhe pak mbijetuan për të treguar tmerrin. Dhe tani, i japim zë atyre që panë, përjetuan… dhe ende presin drejtësi”.

Në majin e vitit 1999, në Dubravë nuk kishte front lufte.

Të burgosur të paarmatosur, të rrethuar me mure betoni — u shndërruan në cak të një krimi të organizuar nga shteti serb.

Në një vend ku muret s’të lejojnë të ikësh, ku secili hap numërohet, jetët e 118 të burgosurve shqiptarë do merreshin me një urdhër, me gjakftohtësi, me përgatitje.

26 vjet më vonë, për të mbijetuarit, Dubrava ua kthen në kujtesë tmerrin e atëhershëm.

“Më 22 maj, neve me autoparlant gardianët na thirrën të grumbullohemi te fusha e sportit. Njoftimi i tyre ke se meqënëse ska kushtë për të qëndruar se objëktet u shkatërruan, thanë se do transferoheshim. U rreshtuam siç na urdhëruan, dy nga dy, nga këtu e krejt fushën. I morrëm çantat çka kishim e u rreshtuam. Pa u grumbullu mirë, nga kjo kullë njerëz rë armatosur nisën të hedhin granata dore. Në fillim tham çja ndodhi. Dikur ia nisën edhe pushkat. Psiqikisht dhe emocionalisht humbëm, sdi qysh kemi lëviz, bërtitëm shumë. Në fund është një breg oborri, rrëshqita dhe rash posht. Mbi trupin tim ranë 4 të vrarë. Vec binin njani mbi tjetrin”, ka thënë Demir Limaj, i mbijetuar i masakrës.

Ata që shpëtuan, duke u zvarritur u strehuan në pavijonet thuajse të shembura.

Sirenës iu lëshua zëri edhe njëherë, po kësaj radhe me paralajmërim për ata që ishin fshehur.

“Ditën e nesërme u fshehëm në godina, në shatka oborri 4-5 vet. Njp pjesë e shokëve te një objekt, kujdeseshim për të plagosurit. Në shatka hudhëm granata. (12:55) vendosëm me idenë e Adi Mehmetit, Nijaziut, Dëfrimin, Nijatit, organizuam diçka që kur e mendojmë sot smë besphet. Morrëm një litar dhe e vendosëm në dy anët e objektit. Thonim se kur vijnë me nq nxjerr jashtë, ne të rezistojmë. Rezistenca jonë ishte në kuptimin që ata të shpraznin automatikët, që vdekjen ta kishim më të lehtë. Grupet dilshin, na jo….”, ka shtuar Limaj.

Shokët me të cilët ndanin katër muret e burgjeve, për disa të burgosur do ktheheshin në mburoja, e më vonë, ata që nuk shpëtuan e ua dinin identitetin, ua vendosnin emrat në rroba.

I shtrirë në mesin e kufomave ishte edhe Agim Reçica i cili, sot një fragment të asaj dite e mban në trup.

“Granata e parë ra në mesin e turmës ku vdiqën shumë, Tefik Raka i imi i ndjeri. Atëherë më tha të rri mbrapa tij. Tefik Raka ra mbi mue dhe ashtu shpëtova. Trupi i tij më shpëtoi mua. U ngrita dhe ika. Ndërkohë Ylberi i palëvishëm më tha hajde ikim. Nisën gjuajtjen me automatik, më ra plumbi në krahun e djathtë”, ka thënë Reçica.

Ata që i mbijetuan Dubravës sot nuk janë më të njëjtit.

Për ata që nuk dolën të gjallë, për familjarët që sot mezi ndërrojnë hapat, 22 maji dhimbjen e mban të freskët.

“Ditën kur e morra lajmin se ma kanë vra djalin e mbaj mend mirë. Prita tri vjet se është gjallë se ashtu më thanë, e prita për të gjallë. Mas tri vjet e gjysëm erdhën ma morrën gjakun dhe ndërkohë, më thirrën hajde merre në Prishtinë. E varrosa në Prizren, me pas ma afër vetes. 25 vjet po ç’ka me bo. Kërkesa jem është mos me shkel kush në gjak të tyre”, ka thënë Gjyle Krasniqi, nëna e Januz Krasniqit, i vrarë në masakër.

Kërkesë e vetme edhe sot mbetet drejtësia.

Dhe në çdo maj, mbi varret që mbajnë më shumë heshtje se emra, dikush kthehet me lule… dhe me një fjalë të pathënë.

Për t’i kujtuar të gjithëve se Dubrava nuk është vetëm e kaluar. Është një plagë ende e hapur sepse nuk ka gjetur drejtësi. Dhe çdo plagë që nuk shërohet me drejtësi — mbetet përjetë një thirrje.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika