Në një rrëfim rrënqethës në emisionin “Debat Plus”, një grua ka rrëfyer përjetimet e saj si viktimë e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo e ndau me publikun momentin kur u rrëmbye me forcë nga një polic serb, i cili ishte i të njëjtës rrethinë, i quajtur si “Zhika”, i dënuar më 15 vjet burgim nga drejtësia kosovare për krime lufte.
Sipas rrëfimit të saj, përderisa po përpiqeshin të shpëtonin nga ofensiva, familja e saj dhe ajo vetë u detyruan të dalin nga shtëpia.
“Një lëvizje ju vraj”. Ai e luti: Ozhiko, Zhiko ia bënte ai. Edhe shqip “kojshi”. Tani djali i axhës po ma tregon: Këqyre, ky është i katunit tonë. Hajt, hajt mos u tut se nuk ka me të bë asgjë. Ai u mundojke me ma hek, ai e luti shumë. Ka qenë nja 100 metra prej rrugës edhe i tha. Erdhi ai deri te kerri, djali i axhës. E luti, fort e ka lutë, por jo. I dha pare djali i axhës me mikun e vetë, por jo tha. Më shtiu në kerr, mbrapa. “Nëse lëvizë” – tha “Krejtve kam me ju vra”. Unë shkova në kerr edhe krejt duke i pa, me kerre, me traktora rrugës tu dalë. Krejt dolën. Tani, ky Zhika, më mori dhe më çoi. Më tha: Ku po don më të çu? A po don të shtëpia jotë apo te çetnikat që ta hekun krytë… Unë nuk mujsha me i thanë as atje. Çka me i thanë? I thojsha: Jo, s’di, kërkun. I thojsha kthem ku më ke marrë. Më thoshte: Jo, nuk të kthej. Tani tu shku, tu shku, një lagje ka qenë aty – emrin nuk po i a përmendi, janë kanë dy vajza, njëra bjonde e njëra zeshkane, me një shtëpi dhe kanë hi i kanë marrë. I kishin pas gojët e lidhta edhe duart e lidhta”, ka treguar ajo.
Dhuna fizike dhe seksuale ka zgjatur për disa orë. Ajo tregon se u godit me armë automatike në shpatull, u tërhoq zvarrë, dhe u la në një gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në kerr ua kanë zgjidh edhe duart edhe gojën. Aty u kanë një tanke jo, por i autoblindë, s’di çka u kanë, para shtëpisë tonë. Aty ka pasë shumë serbë, shumë policë, ushtarë. Kati i parë u kanë i kallt. Shkollën e kemi pas afër. Kishin marrë banka prej shkollës. Kati i parë u kanë veç banka. Ne normal që e kemi pasë shporetin, ku jena dalë aty u kanë shporeti. E kishin dhezë shporetin, pijshin, u kënaqshin, ka pas shumë pije – raki, birra- gjithçka ka pas. Më duket po e shoh.
Ahh, diçka shumë. Ata qeshnin e bërtitnin. Mu të parën, gjithmonë unë e para. Na çuan në shtëpinë time. Kur na çuan aty na lanë pak në koridor, në katin e parë. Na thanë me shku nalt. Ata njëherë folshin serbisht, por unë nuk di serbisht. Pasi na thanë me shku në katin e dytë, unë u koqita, sepse i kam pas shumë flokët e gjata. Tani, nuk dashta me shku në katin e dytë. Kështu afër shkallëve ka qenë maqina e lamjes, aty afër maqinës më ka goditë me automat këtu, në këtë pjesën”.
“Ne nuk kemi dashtë me u zhveshë. Tani ja kanë nis, Zhika i pari. Ai nonstop me mu ka qenë. Ja ka nis me mi çky teshat.
Me thikë e me dorë. Boll u mundojsha me kap kështu, me largu me duar, por me duar nuk mujshe. Tani, veç me këmbë. Sespe kur e përmendi këtë gjë, më duket që aty jam. Me dhunë na i kanë çky teshat, krejt. Kur jena çu nuk kemi pas çka me veshë. Krejt, nonstop. Mashkulli i parë që ka qenë, që e kam pa me sytë e mi, ka qenë Zhika. E tmerrshme ka qenë. Katastrofë ka qenë.
Po, po. Në të njëtën dhomë. Shtëpia ka qenë e mobiluar krejt, poshtë dhe lart. Poshtë veç ish kanë kallt, nalt nuk kish pas sen, veç një tepih u kanë e shtrume, sen nuk kish pasë. Edhe ato dyja ja kanë nisë ashtu me u çky e me bërtit. Aty, po dinë, e kam pas dertin tem, hallin tem. Aty tu na i deshë e tu na i deshë. Tani Zhiko ja ka nisë me mua i pari, me më dhunu. Tani ja kanë nisë edhe të tjerët. Por, a e din? Jo me të humb vetëdija, por si e trullueshme”, ka shtuar ajo.
Pas Zhikës, ajo tregon se dhunua edhe nga të tjerët paramilitarë serbë.
“Jam kanë e çkyme si me më hanger qentë. Krejt e masakruar jam kanë. Mas Zhikës ja kanë nisë edhe do të tjerë, krejt zhveshë ashtu. Tmerr u kanë me i pa e le edhe me të dhunu. Shumë e tmerrshme u kanë”,
Pas luftës, shtëpia ku ndodhi dhuna u rrafshua plotësisht nga vëllai i saj, i cili nuk pranoi të jetonte më aty.
“Për qata nuk e ka lanë vëllai shtëpi, nuk e ka lanë. I kish pas thanë gruas së vetë: Motrën këtu ma kanë dhunu, tash e heqi këtë shtëpi krejt”, ka rrëfyer e mbijetuara në Debat Plus.