Rreth 2 mijë vëzhgues do t’i monitorojnë zgjedhjet në RMV

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë po mbikëqyrin sot procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeve në Maqedoninë e Veriut

Fotografi ilustruese, ne Maqedoni te Veriut

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë po mbikëqyrin sot procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeve në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet e dyfishta po ndiqen edhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët sot përfaqësojnë media dhe organizata ndërkombëtare.

1078 është numri i vëzhguesve vendas, ndërsa 921 prej tyre janë të huaj.

Pjesa dërmuese e të huajve janë vëzhgues, 66 gazetarë dhe 85 përkthyes. Misioni i OSBE/ODIHR-it ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë, të cilët janë shpërndarë në pothuajse të gjitha rajonet.

Ndërkohë, Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap”, po vëzhgon zgjedhjet me 752 përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së ka akredituar 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke vëzhguar procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit të qasshëm për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve dhe shantazheve, ndërkohë aktiv është edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Reuters, Al Jazeera, etj.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika