Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës

Të shtunën e 18 qershorit, maturantët në Kosovë do t’i nënshtrohen provimit të maturës. Rreth 22 mijë maturantë do të jenë prezent

Ilustrim

Rreth 22 mijë maturantë në Kosovë, të shtunën e 18 qershorit do t’i nënshtrohet provimit të maturës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas MASHT-it, provimi i maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.

“Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit, që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Parapërgatitjet për monitorimin e testit të maturës

Provimi i Maturës fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në Qendrat e Testimit më së voni në orën 9:00.

Po ashtu është bërë e ditur se me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një Grup Punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).

“Ndaj personave përgjegjës (komisionerë, administrues, nxënës etj) të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës do të merren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi, ndërsa të gjithë maturantëve iu uron sukses në Provimin e Maturës”, vijon njoftimi.

Ndryshe, viti 2022 do të jetë hera e tretë që Kosova do t’i  nënshtrohet testit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si PISA.

PISA, testi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, që bën vlerësimin e njohurive të nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë, e ka nxjerrë Kosovën dy herë radhazi në fund të listës botërore gjatë vitit 2015 dhe 2018.

Rezultatet e testit të mbajtur në vitin 2015 ishin publikuar në vitin 2016, dhe Kosova ishte radhitur në vendin e 68-të në mesin e 72-vendeve që kishin marrë pjesë në test.

Ndërsa, rezultatet e testit të dytë që ishin publikuar më 2019, ku Kosovën e kishin radhitur në vendin e 77-të, në mesin e 79-vendeve që ishin pjesë e këtij vlerësimi.

Dallimi i vetëm ndërmjet këtyre dy testeve ishte forma e organizimit të tij. Testi i vitit  2018 ishte mbajtur në mënyrë digjitale.

Testi PISA, sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë(MAShTI), ishte paraparë të mbahej në vitin 2021, por është shtyrë për vitin 2022, për shkak të përballjes me pandeminë Covid-19.

Mbajtja e testit në këtë vit për njohësit e fushës së arsimit në Kosovë nuk ka pritje të një rezultati të mirë, sepse mësimdhënësit dhe nxënësit kanë pasur vështirësi në mënyrën se si është zhvilluar mësimi vitin e kaluar, si pasojë e pandemisë e cila ka prekur vendin qysh nga marsi i vitit 2020.

Kosova sërish pjesë e vlerësimit në testin PISA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika