Rreze gëzimi: NASA kap imazhin e diellit ‘duke buzëqeshur’

NASA ka shpërndarë një foto të re të diellit të marrë nga një satelit më 27 tetor që duket sikur është një model i lumtur fytyre në diell me njolla të errëta të quajtura 'vrima koronale'

Fotoja e NASA-s, në të cilën paraqitet Dielli duke buzëqeshur

NASA zakonisht me eksplorime të ndryshme hapësirës, u ofron njerëzve gjithnjë e më shumë njohuri për universin. Por, kësaj radhe, një satelit i agjencisë hapësinore amerikane shprehu kreativitet humoristik teksa postoi në Twitter një foto në të cilën Dielli duket se po buzëqesh.

Agjencia publikoi imazhin të mërkurën në Twitter, duke shkruar: “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi diellin duke ‘buzëqeshur’. Të parë në dritën ultravjollcë, këto njolla të errëta në diell njihen si vrima koronale dhe janë rajone ku era e shpejtë diellore shpërthen në hapësirë.

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s është një mision agjencie që synon të hetojë se si krijohet aktiviteti diellor dhe si nxit motin në hapësirë. E nisur për herë të parë më 11 shkurt 2010, anija kozmike e observatorit mat brendësinë e diellit, atmosferën, fushën magnetike dhe prodhimin e energjisë.

Që nga publikimi i saj, fotografia e NASA-s ka nxitur një mori përgjigjesh në internet, ku shumë prej tyre e krahasojnë imazhin me një kungull të gdhendur të Halloween-it , një luan dhe diell të paraqitur në shfaqjen për fëmijë Teletubbies.

Një përdorues u përgjigj : “A është kjo fytyra e njeriut të Stay Puft marshmallow nga Ghostbusters?”

Njeriu Stay Puft marshmallow nga Ghostbusters

Disa të tjerë e krahasuan diellin me disa biskota me çokollatë që shfaqin fytyra të buzëqeshura, të titulluara “BN Mini”.

Pavarësisht pamjes së tij miqësore, ekspertët paralajmërojnë se vrimat koronale të diellit mund të nënkuptojnë një stuhi diellore që godet tokën të shtunën. Spaceweather ka thënë “Buzëqeshja e gjetur po lëshon një rrjedhje të trefishtë të erës diellore drejt Tokës”.

Stuhitë diellore janë një shumëllojshmëri shpërthimesh në masë dhe energji nga sipërfaqja diellore që nga ana tjetër deformon fushën magnetike të tokës. Si rezultat, këto stuhi rrisin dukshmërinë e dritave polare, të njohura edhe si aurora, në hemisferat veriore dhe jugore, shkruan The Guardian.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika