Rritja e rasteve të rralla të lisë së majmunëve në botë

Lija e majmunëve tashmë ka shpërthyer gjithandej ku simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje

Lija e majmunëve
Lija e majmunëve

Një skuqje mund të zhvillohet, shpesh duke filluar në fytyrë pastaj duke u përhapur në trup përfshirë organet gjenitale. Këto shenja identifikojnë lijën e majmunëve, një infeksion i rrallë.

Në javët e fundit, raste janë identifikuar në Portugali, Spanjë, Britani dhe Francë, Itali, Slloveni, Greqi e shumë vende të tjera.

Duke pasur parasysh situatën, zyrtarët shëndetësorë po hetojnë së pari në Massachusetts duke kryer gjurmimin e kontakteve pasi CDC gjurmon raste të shumta në disa vende.

Lija e majmunëve
Lija e majmunëve

Pacienti, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, është një burrë që kishte udhëtuar së fundmi në Kanada, ku edhe atje ekspertët mjekësor thanë se po hetojnë 17 raste të dyshuara në Montreal.

Jimmy Whitworth është profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Deri këtë vit ka pasur shumë pak raste të raportuara ndonjëherë në të gjithë botën për këtë. Por, më pas, këtë vit kemi pasur këtë grup të paprecedentë të rasteve që kanë ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, përhapja globale po shkakton disa shqetësime midis zyrtarëve të shëndetit publik, se virusi nuk transmetohet lehtë.

“Rezervuari është te gjitarët e vegjël, zakonisht brejtësit në pyjet e Afrikës Perëndimore dhe Afrikës Qendrore. Dhe kështu njerëzit infektohen nëse bien në kontakt në një farë mënyre me ato kafshë. Më pas mund të përhapet nga personi në person”.

”Pra, ajo që ne normalisht shohim është se ndoshta një ose dy njerëz infektohen nga ai rast dhe më pas ai vdes sepse nuk është shumë infektues brenda popullatës njerëzore”, tha ai.

Whitworth thotë se ndërsa shumica e njerëzve do të shërohen brenda disa javësh, të tjerët mund të shtrohen në spital dhe në disa raste, virusi mund të jetë fatal.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut dhe më së shumti shfaqet në Afrikën perëndimore dhe qendrore, por tashmë është përhapur gjithandej.

IKSHPK: S’ka raste të dyshuara me linë e majmunëve

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika