“Rrugëtimi i trashëgimisë ilire” – Ekspozita që do të rrugëtojë sa vetë historia e tyre

"Inspirimi për këtë temë ka filluar qysh 10 vite më parë, rreth simboleve ilire me një cikël të punuar që i kam titulluar deshifrimet lineare, monogramet, alfabet i huazuar etj. Jam tërhequr gjithmonë nga kuriozitetet, enigmat e ndryshme të trashëgimisë sonë. Si nga vetë titulli, ekspozita do të rrugëtojë në komplekset më historike të trashëgimisë sonë në Ballkan dhe më gjerë"

Ekspozita në në bibliotekën “Aleksander Stipeviq”, në Arbasan të Zarës, pjesë nga katlaogu i ekspozitës (foto ilustrim)

Rrugëtimi i trashëgimisë ilire“, është një ekspozitë e artistes grafiste Albulena Bilalli, e hapur në bibliotekën “Aleksander Stipeviq”, në Arbanas të Zarës.

Siç potencon artistja nga Prishtina, në një bisedë për Dukagjinin, kjo ekspozitë si edhe nga vetë emri – “Rrugëtimi i trashëgimisë ilire” – do të rrugëtojë në komplekset më historike të trashëgimisë ilire në Ballkan.

Bilalli ka treguar se si erdhi deri te ideja për këtë ekspozitë, që paraqet kulturën e ilirëve nëpërmjet monedhave ( të skicuara nga vetë ajo), të cilat janë gjetur në vendbanimet ilire dhe në muzeume.

“Inspirimi për këtë temë ka filluar qysh 10 vite më parë, rreth simboleve ilire me një cikël të punuar që i kam titulluar deshifrimet lineare, monogramet, alfabet i huazuar etj. Jam tërhequr gjithmonë nga kuriozitetet, enigmat e ndryshme të trashëgimisë sonë. Si nga vetë titulli, ekspozita do të rrugëtojë në komplekset më historike të trashëgimisë sonë në Ballkan dhe më gjerë. Fillimisht, ekspozita ime ka pas qëllim të fillojë në vendin e Arbanasit, gjegjësisht, në bibliotekën Aleksandar Stipcevic, arbëreshi i cili njihej si ilirologu më i njohur në Evropë dhe e ka shpalosur historinë e ilirëve në mënyrë të detajuar, gjithashtu, u ka ndihmuar arkeologëve kroatë për identifikimin e artefakteve të territoreve ilire në Dalmaci dhe Kroaci”, ka pohuar Bilalli.

Katalogu i ekspozitës

Puna e saj si skicografe në projektet e Institutit Arkeologjik të Kosovës thekson se i ka ndihmuar shumë në realizimin e kësaj ekspozite, por, edhe përvojat e saj të tjera, si në Kosovë, ashtu edhe në Kroaci.

“Si nismë më ka ndihmuar puna si skicografe në projektet e Institutit Arkeologjik të Kosovës në Ulpianë vite më parë, në qendrën e Dardanisë. Ekspeditat me Universitetin e Zarës ndër vite, nëpër vende të ndryshme evropiane në fushën e Historisë së artit, ku kam hasur në shumë informacione dhe personalitete të ndryshme historike nga paraardhësit tanë, hulumtimet e ndryshme të zbulimit të simboleve dhe monedhave të ndryshme përfshirë e viteve të fundit në territorin e Dalmacisë. Gjithashtu, studimet bazike në Fakultetin e Arteve, Fakultetin Filologjik dhe studimet e doktoratës në Universitetin e Zagrebit të Fakultetin e Grafikës, kam tentuar t’i kombinoj në një formë të përbashkët”, ka treguar Bilalli.

Katalogu i ekspozitës

Ndërsa, për fund, Bilalli tregon se kjo ekspozitë është mirëpritur nga bashkatdhetarët që jetojnë në atë zonë dhe mërgimtarë që kanë qenë për vizitë në Kroaci, duke theksuar gatishmërinë që ka marrë nga personalitet shqiptare atje.

“Është mirëpritur mjaft mirë nga bashkatdhetarët tanë nga kjo zonë dhe diasporës, të cilët shpesh e vizitojnë këtë zonë. Ambasada jonë në Kroaci ka qenë e hapur për sugjerime, por nuk ka munguar gatishmëria e organizatorëve të këtij evenimenti si: Shoqata e Shqiptare e Prefekturës së Zarës, Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, ish-nxënësi dhe bashkëpunëtori im Valon Kuleta nga X studio në Prishtinë. Në veçanti, konsultat e vazhdueshme me kolegun tim të studimeve Vesel Lekaj. Personalitetet dhe institucionet shtetërore, të cilët ishin të pranishëm në vazhdim të aktiviteteve për nder të 297-vjetorit të javës së arbëneshve  “Zonja jonë e Loretos” si: ambasadori i Shqipërisë në Kroaci z.Riza Poda, deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, këshilltari politik nga presidenca e Kosovës z.Vehbi Miftari, këshilltari politik i Ministrisë së Punëve të jashtme dhe Diasporës nga Kosova Rexhep Gjergji, kryetari i Komunës së Deqanit nga Kosova z.Bashkim Ramosaj, zv.ministri nga Ministria e Minoriteteve për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve nga Mali i zi z.Arben Xhurreta, konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë z.Anton Dedaj. Nga Instituti për Kulturë dhe Trashëgimi Shqiptare të Shkupit z.Skender Asani, Shoqata humanitare shqiptare “Salih Çekaj”, me seli në Zvicër dhe Gjermani. Mjetet e informimit si dhe televizionet RTK nga Kosova dhe RTSH nga Shqipëria”, ka përfunduar Billalli.

Nëpërmjet kësaj ekspozite, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin më mirë trashëgiminë kulturore të popullit ilir, si dhe të kuptojnë ndikimin e tyre në historinë e rajonit. Kjo ekspozitë do të jetë e rëndësishme, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar për historinë dhe kulturën e lashtë të Evropës së Jugut.

Artistja grafiste, Albulena Bilalli

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika