Rudari për “spiunët” e BIA-s serbe: Gjasa të vogla se kishin informacione për Serbinë

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Naim Rudari, ka deklaruar se dy shqiptarët e arrestuar në Ferizaj si të dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe nuk kishin pozita të ndjeshme në Kosovë, kështu duke ulur gjasat që ata të kishin informacione të rëndësishme për shtetin serb

“Spiunët” shqiptarë të BIA-s serbe të arrestuar në Ferizaj nuk kanë pasur ndonjë pozitë të ndjeshme në Kosovë dhe kështu ulen gjasat se kanë pasur informacione të nevojshme për shtetin e Kosovës, ka pohuar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Naim Rudari.

Rudari shpreson që Policia dhe AKI-ja të mos kenë vepruar në eufori në rastin e arrestimit të dy personave, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

“Shpresoj që të mos kenë vepruar institucionet përkatëse Polici e AKI në eufori. Siç dimë, shpeshherë të veprojmë, të mbledhin prova konkrete nëse ka veprime të tilla nga ata persona, veprime të spiunazhit, që kanë raportuar te një shtetet, te shteti serb, në këtë rast përmban një lajm të rëndë.

Më është zbehur bindja, sepse persona pa pasur ndonjë pozitë konkrete në vend, të ndjeshme në vend gjasat janë të vogla të kenë pasur informacione të tilla që mund të bartin dhe janë të nevojshme për shtetin serb. Sidoqoftë të jetë, Policia e AKI-ja duhet t’i konkretizojnë ato çka i kanë mbledhur dhe së bashku me Prokurorinë dhe t’ia servojnë gjykatës për ta trajtuar këtë çështje…”, ka thënë Rudari në “FIVE’ të Dukagjinit.

Kurse, gjatë së enjtes pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të dyshuarve për spiunazh, avokati i njërit prej tyre, Besnik Berisha, ka deklaruar se nuk ka prova që inkriminojnë klientin e tij, në ato çka pretendon Prokuroria Speciale.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika